Vendosen marrëdhëniet diplomatike, Kosovë – Tajlandë

marredheniet kosove tajlandePrishtinë, 22 nëntor 2013 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar sot deklaratën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e ka vlerësuar këtë akt si shumë të rëndësishëm dhe me një progres që sjell edhe njohje të reja. Njëkohësisht, Hoxhaj ka shprehur bindjen se marrëdhëniet e mira me Tajlandën do të reflektojnë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi ky shtet njihet si vend me ekonomi stabile dhe të qëndrueshme. “Njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Tajlandën, është jashtëzakonisht e rëndësishme për forcimin e shtetësisë së Kosovës. Në kuadër të lobimit për rritjen e numrit të njohjeve, në vitin 2012 kam zhvilluar një vizitë zyrtare në Tailandë, si dhe jemi takuar disa herë me zyrtarët e lartë të këtij shteti, në Nju Jork. Pas marrëdhënieve diplomatike, do të kemi bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe kulturës”, tha Hoxhaj.

Leave a Reply