Mbytet në lumin Ibër një ushtar maroken, pjesëtar i KFOR-it!

kfor mitrovice kosovaMitrovicë, 05 dhjetor 2013 – Një pjesëtar i KFOR-it ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar, kur automjeti i tyre ka rënë në lumin Ibër. Si pasojë e këtij aksidenti, njëri nga gjashtë pjesëtarët e kësaj patrulle ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerët janë lënduar.
Automjeti i ushtarëve marokenë të KFOR-it po qarkullonte në rrugën rajonale, Mitrovicë – Leposaviq, por për shkaqe ende të panjohura ka përfunduar në lumin Ibër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur, mes fshatrave Grabovc dhe Banjskë.
Pesë ushtarët e lënduar janë dërguar në Qendrën Spitalore, në veri të Mitrovicës, ku drejtori i kësaj qendreje, Milan Ivanoviq, ka konfirmuar se kanë pranuar pesë pjesëtarë të KFOR-it, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa pjesëtari i gjashtë është sjellë pa shenja jete. “Pesë ushtarëve po u ofrohet ndihma mjekësore dhe të gjithë janë në gjendje shoku. Aktualisht është duke u aplikuar diagnostifikimi dhe, sipas rezultateve të para, bëhet fjalë për plagë kontuzioni”, ka thënë Ivanoviq.

KËRKO FJALËT