Dragashi u bë me objekt bashkëkohor të Gjykatës!

gjykata themelore dragashDragash, 05 dhjetor 2013 – Përmes programit “Për sundim Efektiv të Ligjit”, Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe USAID, kanë rinovuar ndërtesën e degës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, në Dragash.
Me një ceremoni modeste, duke përfshirë dhe një tryezë të rrumbullakët me krerët e strukturave të Sigurisë e Drejtësisë në Dragash, sot u përurua kjo ndërtesë, e cila i përmbushë të gjitha kërkesat e një gjykate bashkëkohore. Këtë e pohoi për Radio SHARRI, mbikëqyrësja e këtij institucioni, Sebahate Kurtishi.

KËRKO FJALËT