Vdes ushtari i KFOR-it, në rrethana të pasqaruara!

nato kfor otanPrishtinë, 11 dhjetor 2013 – Njoftohet se një ushtar i KFOR-it ka vdekur pasditen e sotme në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, pasi më parë ishte sjellë në gjendje kritike nga dhoma e ti, ku e kanë rastisur shokët, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ushtari menjëherë është transferuar në spital ku, përkundër përpjekjeve të personelit shëndetësor, më vonë ai ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur komanda e KFOR-it, por pa dhënë identitetin apo përkatësinë kombëtare të këtij ushtari. “Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Salvatore Farina, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të ushtarit të ndjerë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e KFOR-it, pa u bërë e ditur se nga cili vend është ky ushtar.