Policia e Shqipërisë do të ketë uniforma të reja! 

policia shtetit saimir tahiriTiranë, 25 prill 2015Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Saimir Tahiri, njoftoi sot për hapjen e konkursit ndërkombëtar, për ndryshimin e uniformave të Policisë së Shtetit. Gjatë një ekspozite që u hap sot për këtë qëllim, ministri Tahiri u shpreh se, me ndryshimin e fytyrës së policisë, synohet që qytetarët ta shohin policin, jo vetëm si një mik por edhe si një shërbëtor. “Në përmbyllje të 20 e kusur viteve tranzicion, ne besojmë se ka ardhur momenti që me qytetarët të ndërtojmë një konkurs kombëtar e ndërkombëtar, si dhe transparent, ku të gjithë mund të kontribuojnë për modelin e uniformës së re të Policisë së Shtetit. Konkursi do të zgjasë ca kohë, sepse kërkon energji, bashkëpunim dhe pjesëmarrje nga të gjithë. Unë jam i sigurt se në fund do t’i japë një zgjidhje definitive standardizimit të uniformës së policisë dhe ndryshimit të fytyrës së punonjësit të policisë, jo vetëm nga pamja formale por edhe nga perceptimi i policisë”, citon Tahirin, Top Channel.
Gjatë ekspozitës “Policia ndër vite”, ministri Tahiri tha se po tentohet rritja e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë, për të garantuar një vend më të sigurt.

Leave a Reply