Apelohet tek Komuna e Dragashit për mobilizim!

Apelohet tek Komuna e Dragashit për mobilizim!

Dragash, 07 prill 2020 – Anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni, ka kërkuar më shumë mobilizim nga qeveria lokale e Dragashit, në mënyrë që kjo komunë të ruhet e paprekur nga virusi Korona.
“Nëse nëpër fshatrat e komunës së Dragashit nuk formohen këshillat emergjentë, në çdo fshat do të kemi probleme serioze në ndarjen e ndihmave sepse ato nuk do të përfundojnë në adresat e duhura”, thotë mes tjerash për redaksinë tonë veterani i UÇK-së, Qamil Kolloni, duke specifikuar se, në rast se paraqitet ndonjë rast eventual me të infektur, do të vështirësohet në masë të madhe mundësia e izolimit të rasteve eventuale dhe identifikimi i tyre.
“Apeloj tek organet komunale, veçmas tek kryetari i Komunës, që urgjentisht ta formojë shtabin mobil komunal dhe nënshtabet nëpër fshatra, me qëllim të tejkalimit të situatës, në rast të eskalimit eventual të saj”, thotë në fund për redaksinë tonë, ish-anëtari i Kuvendit të Komunës së Dragashit, Qamil Kolloni.