Komuna e Dragashit shënon ngritje rekorde në transparencë!

Komuna e Dragashit shënon ngritje rekorde në transparencë!

Prishtinë, 05gusht 2022 – Komuna e Dragashit ka shënuar ngritje rekorde në transparencë, duke u ngjitur në vendin e njëzetë, në mesin e 38 komunave sa ka gjithsej Republika e Kosovës. Kështu, nga 64.77%, sa ishte transparente në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, në këtë periudhë, komuna e Dragashit ka arritur në 76.13% transparencë.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në këtë vlerësim kanë ardhur duke i pasqyruar të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës, për periudhën janar – qershor 2022.
Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, komunat me nivelin më të lartë në përmbushjen e indikatorëve vlerësues janë, Rahoveci me 83 pikë apo 94.32%, Gjakova me 80 pikë apo 90.9%, Kamenica dhe Mitrovica e Jugut me nga 78 pikë apo 88.63%, Lipjani, Peja, Podujeva dhe Prishtina me nga 77 pikë apo 87.5%, Drenasi, Kaçaniku dhe Prizreni me nga 76 pikë apo 86.36%. Në anën tjetër, komunat që kanë treguar nivel më të ulët në përmbushjen e indikatorëve vlerësues janë: Zveçani dhe Kllokoti me nga 45 pikë apo 51.13%, Fushë Kosova, Novo Bërda, Ranillugu, Parteshi dhe Zubin Potoku me nga 44 pikë apo 50 %.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjatë kësaj periudhe janë 23 komuna, të cilat kanë shënuar rritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues, dy komuna janë me pikë të njëjtë në dy periudhat vlerësuese dhe 13 komuna kanë shënuar rënie në përmbushjen e transparencës komunale.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Shtërpcës dhe ajo e Kamenicës mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rritje më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale. Komuna e Shtërpcës, nga 62 pikë ka shënuar rritje për 22 pikë derisa komuna e Kamenicës nga 62 pikë, ka shënuar rritje për 18 pikë gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit janar – qershor 2022.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Deçani, Skenderaj, Fushë Kosova, Hanit i Elezit, Klina, Obiliqi dhe Vushtrria, mbeten ndër komunat të cila kanë shënuar rënie më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale. Komuna e Deçanit nga 64 pikë sa ishte e vlerësuar gjatë periudhës janar – qershor 2021, gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit për vitin 2022 ka shënuar rënie për 10 pikë, komuna e Skenderajt dhe ajo e Fushë Kosovës kanë shënjuar rënie me nga 7 pikë, komuna e Hanit të Elezit, Klinës dhe Obliqit kanë shënuar rënie me nga 6 pikë.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Rahovecit dhe ajo e Malishevës, mbeten ndër komunat të cila kanë treguar rezultat të njëjtë, pa ndonjë rënie apo ngritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale.
Hulumtimi është realizuar nga konsorciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë” e përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe nëntë organizata lokale.