Pllajniku po bllokohet – Rruga në shembje e sipër (Video)

rruga pllajnik shembjaDragash, 10 prill 2015 – Rruga e re e fshatit Pllajnik, në komunën e Dragashit, e cila e lidh këtë lokalitet me fshatin Kosavë, nuk i ka përballuar dimrit të dytë. Ajo është shembur në një pjesë të saj, duke rrezikuar kështu bllokimin total të këtij fshati malor.
E përuruar në gusht të vitit 2013, kjo rrugë që kushtoi rreth 450 mijë euro, pa llogaritur koston e hapjes së trasesë, të cilën e bënë ushtarët turq të KFOR-it, ka pëlcitur në një gjatësi prej rreth 10 metrash, duke u shembur rreth gjysmë metri nga baza e saj. Njëri nga aktivistët e njohur nga ky fshat, Abaz Çengaj, i tha Radio Sharrit, se kjo rrugë është ndërprerë tashmë dhe nuk mund të kalohet atypari. Sipas tij, e pakalueshme është edhe rruga e vjetër, pasi ajo nuk është pastruar nga bora, por edhe është tejet e dëmtuar sepse për nëntë vjet nuk është investuar në të.

• Shiko pamjet – VIDEO

Leave a Reply