Rritet në 10 numri i viktimave në Shipkovicë!

tetova vershimi dheuTetovë, 03 gusht 2015 – Mediat lokale kanë raportuar se numri i viktimave ka shkuar në dhjetë, si pasojë e shembjes së një shpati mbi fshatin Shipkovicë të Tetovës.
Sipas të dhënave nga terreni, të cilat bazohen në dëshmitë e banorëve nga ky fshat, të dhënat rreth numrit të viktimave ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Fshati Shipkovicë është përfshirë sot nga vërshime, pas shiut të rrëmbyeshëm, që për pasojnë kanë shembur një shpat mbi këtë fshat malor, duke i mbuluar dhjetëra shtëpi të këtij vendbanimi. Banorët që janë prononcuar për mediat lokale kanë thënë se dheu e gurët e shembur mbi këto shtëpi, kanë arritur lartësinë e një minareje të xhamisë.
Ata kanë apeluar për ndihmë mjekësore, duke kërkuar që të aktivizohen edhe helikopterët e policisë pasi, sipas tyre, rrugët janë të bllokuara.

Leave a Reply