Plagoset me thikë zv-komandanti i policisë së Dragashit!

Plagoset me thikë zv-komandanti i policisë së Dragashit!

Dragash, 25 dhjetor 2015 – Pasditen e së premtes është plagosur rëndë me thikë zv-komandanti i Stacionit policor në Dragash, Elam Seferi, pjesëtarë i komunitetit pakicë nga Gora. Lajmin e ka konfirmuar për Radio Sharrin zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, i cili ka potencuar se bëhet fjalë për lëndim të rëndë trupor, por që kolegu i tyre nuk është në rrezik jete. “Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, kur një person e ka goditur befas me thikë zv-komandantin e stacionit policor në Dragash, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Berisha, duke shtuar se policia e ka një pistë dyshimi dhe po i zhvillon intensivisht hetimet në këtë drejtim.
Merret vesh se policia e ka arrestuar një person, të cilin po e heton si të dyshuar, ndërkohë që zv-komandanti, me plagë të rënda, është duke u kuruar në QKUK, në Prishtinë.

Leave a Reply