Mbyllet rasti “Kleçka” – Limaj dhe të tjerët të pafajshëm!


fatmir limaj pafajesiaPrishtinë, 09 korrik 2014 – Fatmir Limaj dhe nëntë të tjerët janë shpallur të pafajshëm në rastin e njohur “Kleçka”. Limaj dhe të tjerët që akuzoheshin për krime lufte, të mërkurën janë paraqitur sërish para gjykatës së apelit, ku prokuroria kishte ushtruar ankesë. Lajmin e ka konfirmuar avokati, Tomë Gashi.
Prokuroria e Apelit ka thënë se Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka dhënë vendim meritor dhe në ankesë ka parashtruar dy argumente të reja, të cilat pretendonte t’i fuste si prova në këtë rast dhe që të gjithë të pandehurit e këtij rasti të shpallen fajtorë. Para trupit gjykues, mbrojtja e ka kundërshtuar në tërësi pretendimet e prokurorit dhe të gjithë avokatët kanë thënë se këto dy dokumente nuk përbëjnë prova që mund të futen në shkresat e lëndës dhe të merren për bazë në rivendosjen e kësaj çështje penale.