KQZ-ja filloi me publikimin e formularëve të rezultateve

KQZ-ja filloi me publikimin e formularëve të rezultateve

Prishtinë, 20 tetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me publikimin e kopjeve të skanuara të Formularëve të Rezultateve të subjekteve politike që garuan në zgjedhjet e së dielës për kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor.
Sipas procedurave, këta formularë skanohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe pastaj KQZ e KQZ-së. “Publikimi i këtyre formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare por kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës, ku të gjithë kandidatët mund t’i shohin formularët e plotësuar në vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, duke shtuar se publikimi është në proces, ku deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna dhe do të vazhdohet me publikimin, sapo të njëjtit të jenë të gatshëm.