Grabitje e armatosur në ProCredit Bank!

procredit bank prishtinePrishtinë, 15 nëntor 2013 – Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 10:00, ku në shënjestër ka qenë ProCredit Banka, e cila ndodhet në rrugën “Agim Ramadani”.
Burimet nga kjo bankë bëjnë të ditur se një person i maskuar dhe i armatosur, ka hyrë brenda bankës, ku ka grabitur rreth 500 euro. Nga dëshmitarët që rastisën në vendin e ngjarjes, mësohet se grabitësi kishte me vete një armë të shkurtër dhe, pasi ka rrëmbyer paratë, ka ikur në drejtim të panjohur. Ngjarja është konfirmuar edhe nga policia, por pa dhënë detaje se për çfarë grabitje bëhet fjalë. “Policia ka pranuar një informacion për grabitje të armatosur në një bankë, e cila ndodhet në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Leave a Reply