Arrestohen falsifikatorët dhe kontrabanduesit me njerëz!

policia kosova arrestimiFerizaj, 15 nëntor 2013 – Njësiti i Hetimeve pranë Departamentit të Policisë Kufitare, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Ferizajt, me ç’rast ka arrestuar dy persona, me dyshimin e bazuar se kanë kryer vepra penale, kontrabandim me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve. Personat e arrestuar janë, E. M. (1976) dhe L. B. (1973), për të cilët dyshohet se, në bashkëveprim dhe në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit material, kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, kryesisht viza dhe letërnjoftime për shtetas nga vende të ndryshme të Evropës, si dhe kanë aranzhuar udhëtimin e shtetasve kosovarë, në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian, përmes rrugëve ilegale dhe me dokumente të falsifikuara. Si pasojë e veprimeve të tyre, shumë persona kanë pësuar, jo vetëm materialisht por edhe fizikisht, duke u maltretuar nëpër vendkalimet dhe zonat e ndryshme kufitare. Të gjitha veprimet policore, lidhur me këtë rast, janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe me autorizimin e tij, dy persona janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar më pas me procedurat hetimore.

Leave a Reply