Fletëarrest për dy shqiptarë, lidhur me aksidentin e policit!

bujanoc kerkohen shqiptaretBujanoc, 14 nëntor 2013 – Organet e punëve të brendshme të Serbisë kanë lëshuar fletëarrest për dy shqiptarë, për të cilët dyshojnë se kanë qenë të përfshirë në rastin e policit, i cili humbi jetën në një aksident trafiku, në hyrje të fshatit Tërrnoc të Bujanocit.
Policia serbe ka marrë disa persona në pyetje, ndërsa një shqiptar nga Tërrnoci ende gjendet në paraburgim. Mediat shqiptare nga Bujanoci raportojnë se është lëshuar fletëarrest për dy persona, njëri nga fshati Tërrnoc dhe tjetri me vendbanim në Bujanoc. Kohë më parë, policia ka kontrolluar edhe shtëpitë e këtyre personave, të cilët gjatë kohës së kontrollit nuk kanë qenë në shtëpi. Ndërkaq, në pikat kufitare janë edhe disa emra të tjerë, për të cilët policia është në kërkim. Rasti i policit të ndjerë ende po hetohet dhe, sipas deklaratave të mëhershme të drejtorit të policisë, organet e punëve të brendshme posedojnë edhe emrin e autorit, i cili, sipas tyre, gjendet në Kosovë. Policia serbe thuhet të ketë kontaktuar edhe me EULEX-in, nga i cili ka kërkuar ndihmë për kapjen e këtyre personave.

  • ARONI

    E ZUNE KETE APO JO?