Arrestohet një grabitës, pas dy muajsh kërkimi

arrestohet grabitesi ne prizrenPrizren, 13 maj 2015 – Më se dy muaj hetime intensive iu deshën hetuesve të policisë, për t’i rënë në gjurmë një të dyshuari me përkatësi kombëtare shqiptare, i cili më 23 mars të këtij viti, në rrugën “Tefik Çanga” në Prizren, bashkë me disa të dyshuar të tjerë të maskuar, rreth orës 06:00 të mëngjesit, kishin hyrë në shtëpinë e një qytetari për ta plaçkitur.
Zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, njoftoi sot se i arrestuari është, Hanllala Sh. nga Prizreni, i cili e kishte sulmuar dhe rrahur brutalisht një qytetar, duke e lidhur më pas për karrige  në garazhin e shtëpisë së tij dhe, të cilit ia kishin mbyllur gojën me shirit ngjitës. “Viktima ishte gjetur nga policia pas disa orësh, kur ai ishte në gjendje të keqe. Sipas raporteve hetimore, viktimës ia kishin marrë 6 mijë euro. Grabitësi është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, falë bashkëpunimit të mirë me hetuesit policorë të Rajonit të Gjilanit, ngase të dyshuarit tjerë të cilët kanë vepruar si grup kriminalë, janë nga Ferizaj, Vitia dhe Kumanova”, tha Berisha, duke shtuar se po kryhen hetime shtesë, për t’i zbardhur rastet tjera që ka kryer ky grup, kryesisht grabitje në rajonin e Prizrenit.

Leave a Reply