Vodhi stoli të shtunën – Arrestohet të dielën!

arrestimi policia prizrenPrizren, 19 janar 2015 – Policia e Prizrenit ka arrestuar të dielën një person, të dyshuar për vjedhje të rëndë. Zëdhënësi i policisë në këtë qytet, Hazir Berisha, ka njoftuar sot se rastin e vjedhjes së stolive të arit në shtëpinë e saj, e kishte paraqitur të shtunën në polici një femër me banim në rrugën “Fahredin Hoti” në Prizren. “Të nesërmen, hetuesit policorë identifikuan personin e dyshimtë, i cili është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë intervistës, i ballafaquar me provat materiale, i dyshuari tregoi edhe për përfshirjen e tij në pesë raste të tjera të ngjashme. Ai është ndaluar nën masën e arrestit policor ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e rasteve tjera të përmendura prej tij”, ka raportuar Berisha.

KËRKO FJALËT