Hajnat vjedhin 24 mijë euro në një familje prizrenase!

hajnat ne aksionPrizren, 07 gusht 2015 – Policia e rajonit të Prizrenit ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një vjedhje e rëndë në lagjen “Arbana” të këtij qyteti. Sipas policisë, hajnat kanë shfrytëzuar momentet kur në shtëpi nuk ndodhej askush nga anëtarët e familjes. “Sipas hetuesve të policisë dhe krim teknikëve që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, mësohet se hajnat kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve në shtëpi dhe nga një derë ballkoni, të cilën e kanë thyer, janë futur brenda. Ata kanë thyer edhe dyer të tjera të dhomave, në kërkim të gjësendeve me vlerë. Sipas pronarit të shtëpisë, janë vjedhur stoli ari dhe një shumë e konsiderueshme e parave, rreth 24 mijë euro”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, duke i porositur qytetarët që mos t’i lënë shtëpitë pa përkujdesje, kur shkojnë në ahengje ose për pushime sepse lehtë mund të jenë cak i vjedhjeve dhe dëmtimeve në shtëpitë e tyre.

Leave a Reply