Godina e re e NATO-s, sa dhjetë fusha futbolli!

Godina e re e NATO-s, sa dhjetë fusha futbolli!

Bruksel, 18 nëntor 2013 – Në Bruksel po ndërtohet selia e re e NATO-s, me vlerë prej një miliard dollarësh. Sipas kritikëve, këto shpenzime duken ekstravagante, në këtë kohë kur kufizimet buxhetore detyrojnë shumë anëtarë të Aleancës që t’i ulin shpenzimet ushtarake.
Ndërtesa madhështore prej xhamit dhe çelikut, ndërtohen në Bruksel, përballë selisë së vjetër, e cila është ndërtuar në vitin 1967, si shtëpi e përkohshme e NATO-s. Sipas të punësuarve në administratën e forcës ushtarake, më të madhe në botë, ndërtesa aktuale nuk është aq e madhe, prandaj kjo është arsyeja e ndërtimit të ndërtesës së re, pasi vazhdimisht është imponuar ndërtimi i ndërtesave të përkohshme. “Instalimi elektrik është i vjetër, dyshemetë po rrënohen. Në themelet e saj janë strehuar macet dhe lepuj” , thuhet në arsyetimin e zyrtarëve që punojnë në selinë aktuale të NATO-s në Bruksel.
Ndërtimi i ndërtesës së re, pothuajse 80 për qind ka përfunduar. Ajo përbëhet nga tetë krahë, në formë të hemisferave, të lidhura me një pjesë të madhe në qendër. Mbi katër mijë nëpunës të NATO-s dhe diplomatë nga 18 vendet anëtare, si dhe 22 vendet anëtare të Aleancës, do të zhvendosen në ndërtesën e re, në vitin 2016. Vendet e NATO-s i kanë ndarë shpenzimet për ndërtesën e re, e cila është e përbërë nga xhami, me të cilin mund të mbulohen dhjetë fusha futbolli.

KËRKO FJALËT