Zëdhënësja e NATO-s, reagon në postimin e Vlora Çitakut!

nato oana lungeskuBruksel, 24 mars 2014 – Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, i ka bërë “retwitt” sloganit të njohur gjatë bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi, “NATO just do it” (NATO, vetëm bëjë këtë). Këtë slogan, sot e kishte postuar në Twitter, ministrja për Integrim e Kosovës, Vlora Çitaku. “Para 15 vjetësh, NATO intervenoi që ta ndalte gjenocidin në Kosovë. Asnjëherë nuk do ta harrojmë”, ka shkruar në gjuhën angleze Çitaku, e që është bërë ‘retwitt’ nga Lungesku.
Ky slogan, pak para bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, ishte ilustruar me logon e kompanisë së veshjeve sportive, NIKE, duke i shtuar një aeroplan të NATO-s. Veprimin e zëdhënëses së NATO-s e kanë publikuar mediat serbe, duke e komentuar këtë si një provokim shtesë që i bëhet Serbisë nga kjo aleancë ushtarake, e cila intervenoi kundër Serbisë, në ditën e sotme, para 15 vjetësh.

Leave a Reply