Terrorizohet Brukseli – Katër shpërthime trondisin qytetin!

sulme ne brukselBruksel, 22 mars 2016 – Katër shpërthime të fuqishme, dy në aeroport dhe dy në metro, e kanë tronditur sot Brukselin. Fillimisht dy shpërthime janë dëgjuar në aeroportin Zaventem në Belgjikë, në orët e para të mëngjesit. Fillimisht, lajmi është mësuar nga fotografitë dhe videot e qytetarëve që i kanë postuar në rrjetet sociale, ku kanë treguar për shkatërrimin e terminalit të këtij aeroporti, nëpërmjet sulmeve vetëvrasëse.
Shpërthimet kanë ndodhur në zonën ku niseshin pasagjerët e “American Airlines” për në Tel Aviv. Ndërkohë, një tjetër shpërthim ka ndodhur në metro, ku raportohet për të pakën 10 viktima. Një tjetër shpërthim raportohet në një tjetër metro, e cila ndodhet pranë ndërtesa të Bashkimit Evropian.
Mediet nga Brukseli raportojnë se shpërthimeve iu kanë paraprirë të shtënat me armë. Në raportimin e saj nga Brukseli, korrespondentja shqiptare, Erisa Zykaj, ka pohuar se në gjithë këtë rrëmujë ka mbetur e plagosur pranë metrosë një punonjëse e ambasadës së Shqipërisë në Bruksel.
Aktualisht janë mbyllur të gjitha fluturimet që ishin paraparë për sot në aeroportin e Brukselit, si dhe të gjitha linjat e metrove dhe tramvajeve. Aktualisht ushtria ka dalë në rrugët e qytetit dhe po kryen patrullime. Shpërthimet e sotme në Bruksel ndodhën katër ditë pas arrestimit të terroristit, Salah Abdeslam, në lagjen Molenbek të Brukselit dhe mendohet se sulmet e sotme mund të jenë kryer në shenj hakmarrjeje.

Leave a Reply