Bie nga skela – Humb jetën 21-vjeçari nga Malisheva!

Florim (Ferat) Elshani

Florim (Ferat) Elshani

Malishevë, 22 mars 2016 – Djaloshi 21-vjeçar, Florim (Ferat) Elshani, nga komuna e Malishevës, vdiq sot pasi ra nga një skele ku ishte duke punuar në ndërtimtari. Lajmi është raportuar në redaksinë tonë nga një e njohur e të ndjerit, e cila ka shprehur dëshpërimin e saj ndaj situatës së përgjithshme në vend. “Ky i ri nuk është rasti i vetëm që gjeti vdekjen, duke punuar në ndërtimtari. Ka raste të shpeshta të vdekjeve të tilla, e sidomos të të rinjve. Dhe, çdo herë po heshtët dhe askush nuk po bën gjë në këtë drejtim. Pastaj, nuk ka një ligj të veçantë për këtë kategori të punëtorëve, i cili do t’i siguronte dhe do t’i mbronte ata. Fundja, ky i ri dhe shumë të tjerë, duhej ta kishin mundësinë për tu shkolluar dhe jo ta ndërpresin shkollimin për t’i mbajtur familjet e tyre”, thotë në reagimin e saj raportuesja që nuk donte t’i publikohej emri, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës, pasi humbën djalin e vetëm që kishte Ferat Elshani.

Leave a Reply