C-19: Në Kosovë 141 raste të reja – Në Dragash 4 raste!

C-19: Në Kosovë 141 raste të reja – Në Dragash 4 raste!

Dragash, 16 gusht 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 440 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 141 raste pozitive. Ndërkaq, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitive 4 raste, saktësisht në qytezën e Dragashit 2 raste dhe në fshatrat Blaç e Kuk nga një rast. Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 10 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 30 persona janë shëruar, ndërkohë 42 rate të tjera mbesin aktive, nga 82 sa janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë me këtë virus.


 

KËRKO FJALËT