C-19: Në Kosovë 142 raste të reja – Në Dragash 2 raste!

C-19: Në Kosovë 142 raste të reja – Në Dragash 2 raste!

Dragash, 14 gusht 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 466 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 142 raste pozitive. Ndërkaq, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitive 2 raste, saktësisht në fshatin Zaplluxhe.
Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 10 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 30 persona janë shëruar, ndërkohë 38 rate të tjera mbesin aktive, nga 78 sa janë regjistruar, që nga fillimi i pandemisë me këtë virus.