Rast i ri me Covid-19 në Dragash – Kësaj radhe në Opojë!

Rast i ri me Covid-19 në Dragash – Kësaj radhe në Opojë!

Dragash, 29 qershor 2020 – Sipas raportit të publikuar sonte nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në komunën e Dragashit ka rezultuar edhe një rast pozitiv me Covid-19. Rasti është raportuar të jetë nga fshati Bresanë, e që rezulton si rast i vetëm aktiv në trevën e Opojës. Ndërkaq, duke i llogaritur edhe dhjetë rastet nga treva e Gorës, në komunën e Dragashit janë bërë 11 raste aktive, për çka edhe ka nxitur reagimin e pushtetit lokal. “Situata me Covid-19 në komunën tonë dhe në krejt Kosovën është serioze. Shtabi Emergjent Komunal ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja. Të gjithë të jeni të kujdeshëm, të përdorni maska, të mbani distancën dhe higjenën personale”, thuhet në apelin e institucioneve komunale të Dragashit.