Vdes pacientja nga Plava e Dragashit, e infektuar me Covid-19

Vdes pacientja nga Plava e Dragashit, e infektuar me Covid-19

Dragash, 07 maj 2020 – Në orët e mëngjesit, sot ka ndërruar jetë pacientja nga fshati Plavë, komuna e Dragashit, e cila ishte e infektuar me Covid-19, por që ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese. Lajmi është bërë i ditur nga Reparti Infektiv në QKUK.
E ndjera, e lindur më 1957, është njëra nga dy pacientët e parë që u regjistruan në Dragash.