Edhe një rast i ri në Dragash me Covid – 19

Edhe një rast i ri në Dragash me Covid – 19

Dragash, 22 qershor 2020 – Sipas rezultateve të fundit që i publikoi sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka rezultuar edhe një rast pozitiv në komunën e Dragashit me Covid – 19.
Sipas burimeve tona, rasti është nga fshati Restelicë dhe bëhet fjalë për një punonjës shëndetësor (Stomatolog), duke e çuar kështu numrin në 10 të infektuar, që të gjithë nga treva e Gorës. Bazuar në numrin që po vjen duke u shtuar, institucionet relevante apelojnë tek qytetarët që të kenë më shumë kujdes dhe, pa ndonjë domosdoshmëri, të mos sorollaten nëpër vende publike, sidomos nëpër kafene.

KËRKO FJALËT