C-19: Pozitiv edhe djali i Ukshin Hotit

C-19: Pozitiv edhe djali i Ukshin Hotit

Prizren, 16 gusht 2020 – Djali i Ukshin Hotit, Andini, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19, duke iu kërkuar ndjesë atyre me të cilët ka pasur kontakt kohët e fundit. “Sapo u njoftova nga IKSHPK se kam rezultuar POZITIV në testin për Covid-19. Shenjat e para kanë filluar para 3 dite me vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe humbje e lehtë e shijes. Me rekomandim të institucioneve shëndetësore, do të vetëizolohem deri në shërim të plotë. I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultojnë pozitiv në të ardhmen. I shpreh mirënjohje të parezervë mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luftën kundër virusit”, ka shkruar Andin Hoti në Facebook.

Të dashur miq,Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19. Shenjat e para kanë filluar para 3…

Gepostet von Andin Hoti am Sonntag, 16. August 2020