C-19: Në Kosovë 193 raste të reja – Në Dragash 2 raste!

C-19: Në Kosovë 193 raste të reja – Në Dragash 2 raste!

Dragash, 13 gusht 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 491 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 193 raste pozitive. Ndërkaq, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitive 2 raste, saktësisht në fshatin Bresanë – 1 dhe në Zgatar – 1 rast.
Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 10 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 30 persona janë shëruar, ndërkohë 36 rate të tjera mbesin aktive, nga 76 sa janë regjistruar, që nga fillimi i pandemisë me këtë virus.