Vrasje në tentativë – Bashkëshorti qëllon gruan (Video)


lumturie jakupaj malisheveMalishevë, 01 tetor 2014 – Pak pas orës 21:00, mbrëmjen e së martës, në fshatin Shkarashnik të Malishevës, në rrethana ende të pa sqaruara, një femër është plagosur me armë zjarri në kokë. Policia njofton se dorasi është burri i saj, i cili është vetëdorëzuar në polici, ku ka sjellë edhe armën, me të cilën e qëlloi gruan “E plagosura është shpënë për ndihmë mjekësore në QKMF-nw e Malishevës dhe, pas ndihmës së parë, është transferuar në Prishtinë.
Sipas mjekëve, e plagosura i ka shpëtuar rrezikut për jetën”, njoftoi policia, duke shtuar se janë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në mbajtje.
Klan Kosova sjell kronikën nga kjo ngjarje, duke dhënë emrin e viktimës. “Lumturie Jakupaj është gruaja e plagosur nga burri i saj, në shtëpinë e tyre në fshatin Shkarashnik të Malishevës. Viktima tregoi se u akuzua për tradhti bashkëshortore, derisa pretendon se burri dhe vjehrri i saj ushtruan dhunë”, raporton Klan Kosova.

Për pamjet video, kliko KËTU!