Pas 17 vjetësh, dyshojnë se djali i tyre është gjallë!

ranka inga studicSarajevë, 04 dhjetor 2013 – Ranka Studiq dhe burri i saj, Zdravko, nga Sarajeva, për 17 vjet mendonin se djali i tyre kishte vdekur gjatë lindjes, në vitin 1992. Por, një telefonatë misterioze i kishte habitur ata. Matanë telefonit dëgjohej zëri i një gruaje të panjohur, e cila i njofton se djali i tyre nuk kishte vdekur gjatë lindjes, por ishte shitur në Zvicër, ku dhe jeton. “Jeni ju Ranka Studiq… refugjate nga Sarajeva?… Jeni ju që lindët një fëmijë, më 7 korrik të vitit 1992, në orën 18:00?”, dëgjoi Ranka pyetjen, të cilës iu përgjigj pozitivisht. “Fëmija juaj është gjallë. Emri i tij është Ratko dhe jeton në Zvicër. U shit në një familje të pasur”, vazhdoi rrëfimin e saj gruaja e panjohur, para katër vjetësh. Sot, bashkëshortët, Ranka dhe Zdravko, jetojnë në Islandë dhe, pas asaj telefonate, ende vazhdojnë kërkimin e djalit të tyre, por që edhe pas katër vjetësh, nuk e kanë gjetur. “Ne besojmë se djalin tonë e ka marrë ndonjë serb, i cili jeton në Zvicër”, ka thënë Zdravko.
Mjeku, Boban Stanojeviq, drejtor i repartit gjinekologjik në qytetin e Jagodinës, ku e ka lindur fëmijën e saj Ranka, ka thënë se nuk mund të komentojë këtë ngjarje, pasi në atë kohë ai nuk e kishte këtë detyrë. “E di se nënat e kanë të vështirë të pajtohen me humbjen e fëmijëve të tyre. Por, nëse mjekët e kanë konstatuar vdekjen në atë kohë, kjo ka qenë arsyeja se përse ky çift nuk kthehet në shtëpi me fëmijën e tyre në gji. Nëse ata dyshojnë se ka ndodhur një akt i tillë, atëherë duhet t’iu drejtohen organeve përkatëse. Sepse, gazetat shkruajnë gjithçka, por në fakt nuk është zbardhur asnjë rast i tillë, sepse askush nuk ka pasur fakte”, ka thënë Stanojeviq, raporton gazeta “Vesti”.

  1. gorenve po ju dhimben serbet.

Leave a Reply