Dragash, 01 korrik 2026 – Familjarët e hoxhës, Gazmend Tairovci, i cili u vra të hënën rreth mesnatës, kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Zlibotok.
Hoxha i fshatit Zlipotok, u ther për vdekje nga i dyshuari, Beshir Hamza, ku i pranishëm ishte edhe babai i të dyshuarit.
Për ta kapur të dyshuarin, policia kishte angazhuar njësitin K-9, dronët termik. Pak më vonë është arrestuar edhe babai i dorasit, nën akuzën “Mosdhënie e ndihmës”.
