Plagoset me armë një femër – Arrestohet i dyshuari


policia kosoves arrestimiPrizren, 15 gusht 2014 – Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar sot për një tentim vrasje, e cila ka ndodhur në Prizren.
Viktimë e kësaj vrasjeje në tentativë është një femër, e cila ka marrë plagë të rëndë në kokë, nga shkrepja e një arme zjarri.
Në njoftimin e policisë thuhet se viktima është shpënë me urgjencë në QKUK, në Prishtinë. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e rëndë.
Lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, një pistoletë, me të cilën dyshohet të jetë plagosur viktima, tre fishekë dhe dy gëzhoja.