Pranga një femre dhe një mashkulli, dyshohen për prostitucion!

femra joshese prostitucionPrizren, 13 dhjetor 2013 – Policia ka bërë të ditur se në fshatin Grejkoc, në magjistralen Prizren-Suharekë, dje pasdite është kryer një operacion nga Departamenti i Hetimeve të Qenieve Njerëzore, me ç’rast janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull. “Këta persona, dyshohen se kanë kryer vepër penale, që ka të bëj me prostitucionin. Arrestimi i tyre është kryer, dje pasdite, nga Departamenti i Hetimeve të Qenieve Njerëzore, sipas urdhëresës së gjykatës në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply