Tentonin rrëmbimin e 15-vjeçares – Arrestohen dy persona!

dhuna ndaj gravePrizren, 15 prill 2016 – Sot, rreth orës 09:30, në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, dy persona me mbiemrin Kastrati, kanë tentuar që me forcë ta rrëmbejnë një vajzë të moshës, rreth 15 vjeçare. Ata e kanë rrëmbyer për flokësh vajzën e mitur, me qellim që ta fusnin në automjetin e tyre. Por, plani iu ka dështuar, pasi shoqet e vajzës kanë reaguar shpejtë, duke i telefonuar policisë dhe, kjo e fundit ka reaguar shumë shpejtë, duke arritur që t’i arrestojë rrëmbyesit. “Rrëmbyesit janë arrestuar ndërkaq është sekuestruar edhe automjeti i tyre (BMW) që ishte pa regjistrim të vlefshëm dhe drejtuesi i saj nuk posedonte patentë shoferi. Gjatë kontrollit, është gjetur edhe një sasi e drogës, e cila dyshohet të jetë marihuanë”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, duke shtuar se me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Leave a Reply