Dorëzohet i dyshuari për sulm në Stacionin e Policisë së Prizrenit!


arrestohet personi sulmuesiPrizren, 25 tetor 2014 – Pas rreth 24 orësh të qëndrimit në arrati, është dorëzuar në polici Sh. Hallaqi, i njohur me nofkën “Sheki”, i cili dyshohet se mëngjesin e së premtes shkrepi me Kallashnikov në Stacionin e Policisë “Alfa” në Prizren.
Lajmi për dorëzimin e Shekit është konfirmuar nga Vesel Gashi, rreshter në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prizrenit. “Me të dorëzuarin janë duke u marrë punonjësit e Hetimeve Rajonale të këtij qyteti”, ka thënë Gashi.
Rreth orës 06:30 të së premtes, personi i dyshuar, Sh. Hallaqi, i armatosur me AK-47 dhe nën ndikim të alkoolit, ka hyrë në objektin e Stacionit Policor në Prizren dhe pa kontroll ka shtënë me armë. Më pas, ai është larguar në drejtim të panjohur. Pas këtij rasti, kreu i policisë së rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, iu ka komunikuar masën 48 orëshe të suspendimit gjashtë policëve, të cilët kishin qenë në detur, kur u sulmua stacioni.