Fetah Sylejmani ngadhënjen kundrejt Naim Frashërit (Video)


nxenesit dragash 123Dragash, 26 tetor 2014 – Nxënësit e SHFMU “Fetah Sylejmani” nga Dragashi, shkollë kjo që numëron 720 nxënës dhe ku japin mësim 55 mësimdhënës, kanë ngadhënjyer kundrejt nxënësve të SHFMU “Naim Frashëri” nga Podujeva, me një pikë diferencë (39:38), në kuizin e diturisë “1,2,3 Fillo”, i cili u transmetua mëngjesin e së dielës në RTK.
Drejtori i shkollës së Dragashit, Flurim Çengaj, i tha Radio SHARRI-t se ndihet shumë i lumtur që synimet e tij, të cilat ia kishte parashtruar vetes, që kur mori këtë post vitin e kaluar, po fillojnë të realizohen në praktikë. “Ndihem krenar që ia dola t’i realizoj, disa nga synimet e ma, që kur e mora postin e drejtorit, në gusht të vitit 2013. Natyrisht, në këtë synim kam gëzuar mbështetje të pashoq nga Komuna, sidomos nga Drejtoria e Arsimit. Aktualisht jemi të përkushtuar në sigurimin e arsimit cilësor, duke i aftësuar nxënësit për arritjen e dijes, karshi kërkesave të kohës”, tha Çengaj, duke përmrndur edhe aktivitetet tjera të shkollës që drejton, siç është organizimi i mësimit joformal për të rriturit dhe organizimi i testit, brenda shkollës, që pritet të organizohet muajin e ardhshëm.
Ekipin e shkollës “Fetah Sylejmani” e përbëjnë nxënësit e klasës së 6, 7, 8 dhe 9, përkatësisht, Mekail Qusaj, Xhezair Bajrami, Diellza Kajbe dhe Medina Çengaj, Ndërkaq, esenë e kishte punuar , Aurora Misini, ndërsa edukatën figurative e prezantoi, Resul Selimi.

Për të parë Videon, kliko KËTU!