Bashkëshortët nga Shqipëria vjedhin në marketin e Prizrenit!

supermarket kamera vezhgimiPrizren, 12 prill 2015 – Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, si të dyshuar për një rast vjedhjeje në njërin prej megamarketëve në Prizren.
Të dyshuarit, të cilët janë bashkëshortë, u arrestuan pasi njeri prej tyre është kapur në flagrancë nga sigurimi, teksa po vidhte në një qendër tregtare të Prizrenit. “Konstatimi për të dyshuarin është bërë nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare, nga ku është vërtetuar se të dyshuarit kishin kryer vjedhje edhe më herët në këtë market, saktësisht më 16 mars të këtij viti, në bashkëveprim me bashkëshorten e tij. Vlera e përgjithshme e sendeve të vjedhura sillet rreth 870 euro. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply