Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në fshatin Zhur!

Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në fshatin Zhur!

Prizren, 29 qershor 2016 – Pas një pune që zgjati rreth tre javë, hetues nga policia e Prizrenit kanë identifikuar e më pas i kanë arrestuar dy të dyshuarit, të cilët në bashkëveprim kishin hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, në orët e vona të mbrëmjes së 5 qershorit dhe, sipas pronarit të shtëpisë, ata kanë vjedhur stoli ari, në vlerë rreth 6900 euro, si dhe para të gatshme, rreth 1120 euro, raportoi sot policia e Prizrenit, sipas të cilës, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit. “Gjatë intervistës është bërë e ditur mënyra se si është kryer vjedhja dhe kush i ka përvetësuar gjësendet e vjedhura. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari me mbiemrin Elezkurtaj të ndalet nën masën e arrestit policor”, njoftoi policia, duke shtuar se këta të dyshuar janë të njohur edhe për raste të tjera.

Leave a Reply