Arrestohet Xhevat Hysenaj, i dyshuari kryesor i vrasjes në Sopijë!

arrestohet xhevat hysenajPrizren, 05 shkurt 2016 – Mbrëmë, në orët e vona , në Prishtinë, është arrestuar Xhevat Hysenaj, nga Lipjani, i dyshuari kryesor për vrasje dhe plagosje në fshatin Sopijë të Suharekës, e cila pati ndodhur ditë më parë.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka thënë se i dyshuari është arrestuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës. “Sapo u informuam se hetuesit policorë kanë arritur ta gjejnë edhe armën, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale. Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka kërkuar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme”, ka njoftuar Berisha.

Leave a Reply