Shkon në hotel me tre femra – Del i plaçkitur!

prostitutet mashtrueset plackitesetTiranë, 25 shkurt 2015 – Një mashkull tentoi të përjetonte një eksperiencë ndryshe në shtrat, duke i paguar tre femra që ta shoqëronin në hotel. Por, ngjarja nuk kishte vajtur ashtu siç e kishte imagjinuar ky person, pasi vajzat e kishin mashtruar. Me të mbërritur ne hotel, ato i kishin hedhur të riut një lloj bari në pije, duke e vënë në gjumë. Policia e Tiranës ka njoftuar se për këtë ngjarje ka arrestuar femrat e dyshuara, banuese në Tiranë, sipas kallëzimit që kishte bërë 35-vjeçari i mashtruar, nga fshati Sopot. “Ngjarja kishte ndodhur në Bulqizë, në ambientet e një hoteli, kur tre shtetaset e lartpërmendura i kanë plaçkitur denoncuesit 73 mijë lekë. Kjo vepër do të trajtohet me Kodin Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.
Në denoncimin e bërë nga 35-vjeçari, bëhet me dije se tre të rejat, pasi kishin kryer plaçkitjen, ishin larguar nga hoteli. Ndërkaq, viktima kur ishte zgjuar, e ka parë veten të vetmuar në dhomën e hotelit dhe pa asnjë lekë në xhep. Ai ka bërë kallëzim në polici, ndërkohë që kjo e fundit i ka identifikuar vajzat mashtruese dhe i ka shoqëruar në polici për t’i marrë në pyetje.

Leave a Reply