Arrestohen pasi në emër të masazhit ushtronin prostitucion!

Arrestohen pasi në emër të masazhit ushtronin prostitucion!

Prishtinë, 02 mars 2018 – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës, ka realizuar dy operacione, me qellim arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari kundërligjore.
Sipas një njoftimi të Policisë, në fshatin Vitomiricë të Pejës është  zhvilluar operacioni policor, nën dyshimin e konsumimit të veprave penale; Mundësim ose detyrim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion.
Në një lokal që shfrytëzohej për masazh, dyshohet se shfrytëzohej edhe për veprimtari të kundërligjshme. Nga aty janë arrestuar katër të dyshuar, dy femra dhe dy meshkuj, ndërkaq në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektorë të ATK-së dhe zyrtarë kompetentë komunalë, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar një mashkull, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktima të gjinisë femërore, me qëllim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.