Tentim vrasje në Malishevë – Në shënjestër ish-miku!

policia kosoves malisheveMalishevë, 05 maj 2014 – Të dielën, rreth orës 11:38, në QKMF-në e Malishevës ka ndodhur një tentim vrasje. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se një person me mbiemrin Jonuzaj, teksa ishte duke marrë infuzion, ku qëndronte i shtrirë në krevat, është qëlluar me armë zjarri nga ish-miku i tij, mbiemri i të cilit mësohet se është Bytyçi.
Viktima është dërguar urgjentisht në QKUK, në Prishtinë, ku mjekët thonë se jeta e tij nuk është në rrezik. Ndërkaq, pas kryerjes së aktit, i dyshuari është paraqitur në stacionin policor, ku ka dorëzuar armën e përdorur në këtë rast.