Tentimvrasje në Dragash – Përmbledhje e detajeve!

Tentimvrasje në Dragash – Përmbledhje e detajeve!

Dragash, 26 prill 2024 – Një tentimvrasje ka ndodhur të premten, para degës së Gjykatës Themelore, në, ku për pasojë një person është plagosur. Fillimisht ngjarja është konfirmuar për redaksinë tonë nga komandanti i Policisë në Dragash, Shaqir Uka, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje.
Pas kryerjes së hetimeve, në njoftimin zyrtar që ka mbërritur në redaksinë tonë nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, u bë e ditur se një person është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë ish-vjehrrin e tij. Gashi ka njoftuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari dhe viktima kishin rreth divorcit mes vajzës së viktimës dhe dorasit. “Njësiti i hetimeve nga sektori rajonal Policisë në Prizren ka arritur që t’a arrestoj të dyshuarit,  O. M. (1993), si dhe kanë gjetur dhe sekuestruar armën me të cilën dyshohet se është përdorë në ketë rast. Arrestimi i tij është bërë, nën dyshimin se i njëjti ka shkrepur armën drejt viktimës K. Q. (Ish-vjehrri i tij), duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pas mosmarrëveshjes rreth procesit të shkurorëzimit në mes tij dhe vajzës së viktimës. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, fillimisht në QKMF-në e Dragashit dhe më pas transferohet në Spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim.
Nga vendi i ngjarjes, redaksia jonë ka mësuar se i plagosur ka mbetur, Kadri Qusaj, nga fshati Pllajnik, me banim në Dragash, ndërsa ish-dhëndri i tij është, Omer Muhameti, nga fshati Bresanë.
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se e ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve 31-vjeçarin, mbi të cilin rëndon aktakuza për veprat penale “Tentim vrasje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. “Prokuroria, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


 

KËRKO FJALËT