Të hënën, Dragashi dhe Plava do të kenë mungesë uji

Të hënën, Dragashi dhe Plava do të kenë mungesë uji

Dragash, 30 maj 2020 – Të hënën, më 1 qershor 2020, do të kryhen punime në shtëpinë filtruese në ujësjellësin e Dragashit, për çka do të ketë furnizim jo të rregullt me ujë për konsumatorët. Këtë njoftim e ka bërë Hidroregjioni Jugor – Njësia Operuese në Dragash, duke potencuar se kjo do të ndodhë me qëllim të përmirësimit edhe më të madhë të kualitetit dhe cilësisë së ujit. “Të hënën do të kryhen punime në shtëpinë filtruese në Dragash dhe, për këtë arsye, varësisht nga koha se kurë do të përfundojnë punimet, në orët e pasdites mund të ketë ndërprerje të ujit në Dragash dhe në fshatin Plavë. Kërkojm nga konsumatorët që të hënën t’i zvogëlojnë hargjimet e ujit sepse shpenzimi i pakët i ujit zvogëlon kohën e mbetjes pa ujë”, thuhet në njoftimin e dërguar në redaksinë tonë nga Izet Aliu, ushtrues detyre i menaxherit të Njësisë Operuese të Hidroregjionit Jugor në Dragash.