Ende pa u përfunduar sheshi “Adem Jashari”, nis shkatërrimi!

Ende pa u përfunduar sheshi “Adem Jashari”, nis shkatërrimi!

Dragash, 27 korrik 2017 – Mëngjesi i sotëm e ka gjetur këtë abazhur të thyer, në sheshin “Adem Jashari” në Dragash, në të cilin ende nuk kanë përfunduar në tersi investimet e parapara.
Një punëtor që merret më sigurimin e objekteve afariste, i tha redaksisë sonë se ky abazhur, deri vonë nuk ka qenë i dëmtuar, prandaj le të kuptohet se ajo është dëmtuar në orët e vona të natës. “Ka qenë gjithçka në rregull, derisa nuk ka rënë terri. Dëmtimi mund të ketë ndodhur në orët e vona”, tha ky punëtor, i cili merret me sigurimin e objekteve afariste në këtë qytezë.

Leave a Reply