Vogëlushja shqiptare fiton çmimin e madh “Little Queen World 2017 – Grand Prixe”

Vogëlushja shqiptare fiton çmimin e madh “Little Queen World 2017 – Grand Prixe”

Burgas, 16 gusht 2017 – Vogëlushja shqiptare, Tringa Jakupi, e ka fituar çmimin ndërkombëtar të bukurisë, në qytetin Burgas të Bullgarisë, ku u zhvilluan dy gara ndërkombëtare të bukurisë dhe talenteve për fëmijë. Në këto gara ndërkombëtare morën pjesë fëmijë nga shtete të ndryshme të botës, në mesin e të cilave edhe Shqipëria e Kosova, të cilat i përfaqësoi bukuroshja 12 vjeçare nga Prishtina, Tringa Jakupi, e cila me bukurinë e saj dhe prezantimin e traditave shqiptare fitoi superçmimin e madh “Little Queen World 2017 Grand Prixe”. Ajo tashmë do të jetë Imazh i kësaj gare botërore për vitin 2017 dhe vitin e ardhshëm. Tringa e vogël do të konkurrojë për superçmimin më të madh të kësaj gare ndërkombëtare si ambasadore e botës 2018. “Jam shumë e lumtur… Ishte një ngjarje shumë e pabesueshme për mua, që të kthehesha me çmimin e madh ‘Little Queen World 2017 – Grand Prix’, bashkë me dy çmime të tjera ‘Winner Topmodel’ dhe ‘Best Evening Dress’. Lumturia më e madhe shtohet, kur ia del që ta përfaqësosh me dinjitet gjithë kombin, pra dy shtetet tona, Kosovën dhe Shqipërinë”, shprehet e gëzuar Tringa, duke falënderuar familjen dhe të gjithë ata që e mbështeten në këtë mision “Falënderoj familjen time, posaçërisht mamin, e cila bëri të pamundurën për mua. Përshëndesë stafin e KSSID Models; Sidrita Sadikajn, Sose Bajraktarin, Skenderbe Sadikajn, dy drejtorët e mrekullueshëm të garës, Yordan Bachvarov dhe Desislav Koprivski, si dhe miqtë e mikeshat anë e mbanë trojeve tona shqiptare, veçmas miqtë nga Dragashi dhe Prizreni”, u shpreh me emocione gëzimi Tringa, në një bashkëbisedim me redaksinë e Radio Sharrit.
Ndërkaq, mamaja, Eminja, thotë për redaksinë tonë se, fillimisht Tringa fitoi në Prizren në KSSID models, si përfaqësuese për Kosovë dhe Shqipëri. Event ky, i cili u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha”, buzë lumëbardhit. “Si rëndom, pritshmëritë kanë qenë emocionuese. Fillimisht rreth pjesëmarrjes pastaj dëshira për të fituar ndonjërin nga çmimet. Por, jam e lumtur që bija ime u bë fituese e tre çmimeve, përfshirë edhe çmimin kryesor “Little Queen World 2017 – Grand Prix”.
Si çdo prind, sakrifikova edhe shëndetin për të qenë afër fëmijës”, rrëfen nëna e Tringës, duke specifikuar se vetëm një javë para nisjes për Bullgari, ajo kishte një operacion, por që rrezikoi dhe u nisë me vajzën, për ta përcjellë në këtë spektakël”, thotë për Radio Sharrin mamaja e Tringës së vogël, duke shtuar se e gëzon edhe më shumë fakti që bija e saj arriti ta valëvisë para botës edhe flamurin kombëtarë edhe atë shtetëror.

Leave a Reply