Luftëtarët e ISIS-it u mposhtën edhe në “kryeqytetin” e tyre!

Luftëtarët e ISIS-it u mposhtën edhe në “kryeqytetin” e tyre!

Raka, 17 tetor 2017 – Qyteti që konsiderohej si kryeqytet i Shtetit Islamik, raportohet se ka rënë në duart e forcave të aleancës, pas një lufte 5-mujore. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, Talal Selo. Aktualisht po zhvillohen operacionet për pastrimin dhe largimin e minave nëpër qytetin e rrënuar, i cili ishte nën kontrollin e forcave të ISIS-it.
Ushtarët kurdë kanë ngritur tashmë flamurin e njësiteve mbrojtëse brenda stadiumit dhe festuan nëpër rrugët e qytetit. Dhjetëra militantë të huaj thuhet të kenë bërë qëndresën e fundit në stadiumin e qytetit, përderisa 22 të tjerë raportohet të jenë vrarë në spital, raporton – Reuters

Leave a Reply