Zjarr në Dragash – Lokalizohet shpejt nga zjarrfikësit!

Zjarr në Dragash – Lokalizohet shpejt nga zjarrfikësit!

Dragash, 17 gusht 2017 – Ekipet zjarrfikëse të Dragashit kanë arritur ta shuajnë një zjarr që ka përfshirë livadhet në Dragash, ku flakët ishin afruar, madje ishin futur edhe në oborrin e fabrikës së tekstilit, gjegjësisht tek mbetjet tekstile skaj fabrikës.
Policia menjëherë iu ka dalë në ndihmë zjarrfikësve, duke iu ofruar siguri në trafik dhe në vendin e ngjarjes, pasi në këtë sezon rrugët e qytezës janë të stërmbushura nga automjetet.
Në fund të shuarjes së zjarrit, dyshimet e para çonin tek një zjarr i qëllimshëm që e ka ndezur dikush në livadhet përreth, i cili me ndihmën e erës është shtrirë deri në brendi të fabrikës.

Leave a Reply