Në Dragash, PDK dhe VAKAT i prijnë rezultatit?

rezultatet2014 ora 22Dragash, 08 qershor 2014 – Ndonëse numërimi i votave po vazhdon, rezultatet e para e nxjerrin Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) si fituese në këto zgjedhje. Si të tillë e nxjerrin edhe rezultatet e “Exit Pollit” dhe shoqëria civile, e rreshtuar në “Demokracia në Veprim”. Kjo e fundit ka dhënë rezultatet e para nga numërimi i 20% të votave, ku PDK-ja prinë me 31%, pas saj LDK-ja me 26.9%. Udhëheqësi i “Demokracisë në Veprim”, Ismet Kryeziu, ka thënë se do të njoftojnë në vazhdimësi për rezultatet më të reja.
Sa i përketë komunës së Dragashit, deri në orën 22:00, rezulton se PDK-ja po prin në rezultat. Rezultatet e para vijnë nga terreni, ku mësohet së në shumicën e fshatrave të trevës së Opojës fituese ka dalë PDK-ja, ndërkohë që edhe rezultatet e KQZ-së e nxjerrin fituese PDK-në, nga numërimi i 10,78% të votave. Po sipas KQZ-zë, rezultati aktual është 27,53% për PDK-në kundrejtë LDK-së e cila aktualisht ka 25,43% të votave. Sa i përketë trevës së Gorës, aktualisht po prinë Koalicioni VAKAT, me 15,99%.